24 Prill 2024

Një incident ka ndodhur me shkollën e Magjistraturës ditën e sotme (dt. 23 prill). Teksa është shpallur lista e fituesve, lista është marrë me pretendimin se do të ketë një ri-korigjim të dytë dhe është manipuluar duke shtuar disa emra të tjerë.

Denoncimi është bërë nga vetë studentët që kanë konkuruar, të cilët përmes një peticioni ngrenë shqetësimin për atë që po ndodh në shkollën që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. Duket se ky manipulim ka si synim që në listën fituese të përfshihen emra që nuk e meritojnë të jenë aty.