23 Janar 2023

Ashtu siç ishte paralajmëruar, shkencëtarët atomikë i kanë zhvendosur akrepat e orës simbolike të fundit të botës më pranë mesnatës apo apokalipsit.

Ata vlerësojnë se kërcënimet për luftë bërthamore, sëmundjet dhe brishtësia klimatike janë rënduar, duke e rritur rrezikun për shfarosjen e njerëzimit.

“Doomsday clock”, e krijuar nga shkencëtarët atomikë për të ilustruar se sa i është afruar njerëzim fundit të botës, i zhvendosi akrepat 90 sekonda larg mesnatës, 10 sekonda më pranë nga çka qenë gjatë 3 viteve të fundit.

Mesnata në orën e fundit të botës, shënon pikën teorike të asgjësimit. Akrepat e orës zhvendosen më pranë ose më larg mesnatës bazuar në leximin që shkencëtarët i bëjnë kërcënimeve ekzistenciale të një momenti të caktuar.

Koha e re sipas tyre, reflekton një botë ku lufta ruse në Ukrainë, ka rigjallëruar frikën e një lufte bërthamore.

Buletini do të përkthehet për herët të parë nga anglishtja në gjuhën ruse dhe ukrainase për të siguruar më shumë vëmendje. Akrepat e orës kanë qenë 100 sekonda larg mesnatës që prej 2020, që deri shënonte afërsinë më të madhe më mesnatën që prej krijimit të saj në 1947-tën.

Më larg apokalipsit, ora ka qenë në 1991-shin, pas fundit të Luftës së Ftohtë kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik firmosën një traktat për të reduktuar arsenalin bërthamor.

Gazeta Dita