18 Janar 2024

Strasburgi gjobit Shqipërinë për masa të padrejta

Teksa Gjykata e Strasburgut gjobiti disa muaj më parë Shqipërinë për paraburgim të padrejtë dhe të paarsyetuar në rastin e ish-zyrtares Afërdita Hysa, të cilës i dha edhe një dëmshpërblim prej 8 mijë Eurosh, juristët e konsiderojnë politikën e ashpër të masave të sigurimit, si përpjekje për të vënë në pah punën e sistemit.

Juristi Bledar Meminaj, në një intervistë për Tv Klan tha se masat e sigurimit vendosen pa analizuar dhe argumentuar mbi personalitetin e personit nën hetim.

Për Meminajn, ashpërsia në masat e sigurimit i kushton më shumë shtetit.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Shqipëria ka në qeli më shumë persona të paraburgosur, pra të dyshuar për një vepër penale, se sa të dënuar.

Deri në Dhjetor 2023, Shqipëria kishte 2977 të paraburgosur, pjesa më e madhe për vepra penale të drogës dhe 2192 të dënuar, mes këtyre të fundit më të dënuar për vrasje dhe për veprat penale të drogës.

Tv Klan