Shqipëria drejt BE-së/ Analisti: Prioritetet politike, nuk përputhen me ritmin e reformave të kërkuara

12 Maji 2026
I ftuar ne nje studio televizive analisti Gentian Gaba, i cili foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zhvillimet politike që e shoqërojnë atë.
“Ka një perceptim të ndarë mes asaj që thuhet nga qeveria dhe asaj që shihet në realitet, sidomos kur flitet për procesin e integrimit.”-tha ajo.
Ai u ndal te debati mbi ritmin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.
“Prioritetet politike në disa raste nuk kanë qenë plotësisht në linjë me pritshmëritë për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së.”- u shpreh ai.
U përmend edhe ecuria e viteve të fundit në procesin e negociatave, si dhe vonesat që kanë shoqëruar disa faza të tij.
Analisti solli në vëmendje edhe raportet dhe vlerësimet ndërkombëtare që monitorojnë reformat në vend, duke theksuar se ato mbeten një faktor kyç për ecurinë e integrimit.
Emisioni u fokusua te debatet politike brenda vendit dhe ndikimi që ato mund të kenë në perceptimin dhe ritmin e procesit drejt Bashkimit Europian.
