Godinat në Zonën muzeale në Gjirokastër në rrezik shembje

Gjirokastra
13 Maji 2026
Shumë objekte moment kulture në zonën muzeale në Gjirokastër rrezikojnë shembjen për shkak të mungesës së restaurimit. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Ardit Duka u shpreh se nuk mund të ndërhyjnë në këto godina pa zgjidhur ngërçin e pronësisë që sipas tij duhet hapa ligjore dhe shpronësime të tyre.
Problematika e pronësisë për objektet monument kulture të kategorisë së parë dhe të dytë në zonën muzeale të Gjirokastrës vijon të mbetet një pengesë serioze. Kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në mungesën e ndërhyrjeve restauruese, sidomos për godinat që rrezikojnë shembjen, si edhe në pamundësinë për shitjen apo menaxhimin e tyre. Drejtuesi i DRTK-së thekson se zgjidhja kërkon ndërhyrje ligjore, deri në nivelin e shpronësimit. Ndërkohë, Ministria e Kulturës është duke hartuar një plan konkret për disa prej këtyre objekteve, që parashikon shpronësimin e tyre me synim kthimin në muze të vizitueshme për turistët, si dhe për të parandaluar degradimin e mëtejshëm.
Ndërkohe institucionet përgjegjës pranojnë se problematike e pronësisë mbetet një nga pengesat kryesore për ndërhyrjet restauruese në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës. Në pritje të zgjidhjes ligjore dhe zbatimit të planit të Ministrisë së Kulturës, një pjesë e objekteve monument kulture vijojnë ende të jene në rrezik degradimi dhe shembjeje.
