Shpërbëhet Gjykata Kushtetuese, zyrtarisht vendi pa gjykatë

Në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur vetëm katër anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë.

Në këto rrethana institucioni i Gjykatës Kushtetues del jashtë funksionit.

Ditën e sotme Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren, Altina Xhoxhajn.

Më herët u shkarkua nga detyra edhe Fatos Lulo, i cili duhet theksuar se e ka apeluar vendimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.E vetmja gjyqtare e konfirmuar në detyrë deri tani është Vitore Tusha.

Javën e ardhshme do të kalojë në filtrat e vettingut Fatmir Hoxha, ndërkohë që nga gjyqtarët e Kushtetueses që janë ende në detyrë nuk kanë kaluar ende në vetting kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari.

Në detyrë

Bashkim Dedja

Vitore Tusha (e konfirmuar nga KPK, por me mandat të mbaruar)

Fatmir Hoxha

Gani Dizdari

Të shkarkuar

Altina Xhoxhaj

Fatos Lulo

Dha dorëheqjen Besnik Imeraj

Vladimir Kristo

Sokol Berberi (u largua pasi mbaroi mandatin).

l.h/ dita