Shpallen “non grata” dy diplomatë në Tiranë, zbulohet arsyeja.-

19dhjetor 2018

Tirana zyrtare ka vendosur të shpallë persona të pa dëshiruar dy diplomatë të ambasadës së Iranit në vendin tonë.

Interesimit të “Panorama.al” lidhur më çështjen, burime zyrtare nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, iu përgjigj se: “Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend”.

“Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”, shtuan të njëjtat burime.