Shkenca zbulon dallimin e fshehtë mes trurit të grave dhe burrave

7 Gusht 2026
Truri i femrës është më plastik se ai mashkullor.
Konkluzioni pas testeve të rizgjimit nga anestezia me ketaminë, ilaçi që e çon organizmin në gjumë e gjatë së cilës nuk ndjehet dhimbje por mbahen funskionet jetësore.
Për të parën herë ekipe ndërkombëtare nga Austria dhe Seattle kanë treguar se qelizat imunitare të trurit luajnë një rol thelbësor në përgjigjen ndaj kësaj përbërje farmaceutike, duke evidentuar diferencat mes trurit femëror dhe atij mashkullor.
Sipas autorëve të kërkimit ky fenomen ka ardhur si pasojë e evolucionit për të përballuar kërkesa më të mëdha të përshtatjes sociale, emocionale dhe multitasking, ku përfshihen kujdesi ndaj fëmijëve, kërkimi i ushqimit dhe koordinimi i aktiviteteve të grupit.
Nën efektin e këtij medikamenti specifik dallohen ndryshimet mes dy gjinive, dhe rezulton se truri i femrës ka një plasticitet më të lartë, çka do të thotë, afftësia e trurit për të ndryshuar, për tu përshtatur dhe rikrijimin e rimodelimin e lidhjeve të sinapseve, fenomen që nuk verifikohet tek meshkujt.
