Shënon rekord, skulptura e rrallë e Irakut, shitet për 31 milionë dollarë. –

Një skulpturë e rrallë 3000 vjeçare është shitur në ankand për 31 milionë dollarë në Christie të New York të mërkurën.

Skulptura ka shkatërruar rekordin e mëparshëm botëror të artit asirian.

Çmimi i saj u trefishua pasi u vlerësua se do shitej për 10 milionë dollarë dhe blerësi është anonim.

Tabloja e skalitur u gërmua në shekullin XIX nga rrënojat e Pallatit Veriperëndimor në Nimrud, në Irakun e sotëm. Për vite qëndoi në një bibliotekë private.