shuaip kamberi

17 Dhjetor 2023

Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, raportohet se ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Sipas mediave në Preshevë, Kamberi ka arritur votat e mjaftueshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë sërish.

Vetë Kamberi deklaroi më herët se “Jemi shumë afër sigurimit të një mandati, kjo nuk përcaktohet vetëm nga votat që marrim, por nga dalja e përgjithshme”.

Megjithatë në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët.

Kështu shqiptarët kanë garuar me dy lista të ndara: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.

Të drejtë vote kishin 112 mjë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës dhe serbët e Kosovës. Për herë të katërt, Kamberi besohet se do të jetë zëri i shqiptarëve në Kuvendin serb.