16 Mars 2024

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarje e rëndë ku tronditi Fushë-Krujën pas ekzekutimit me breshëri kallashnikovi të ish-policit të burgjeve, Gentian Bejtja në fshatin Larushk.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti demokrat shprehet se ngjarje të rënda kanë ndodhur  të përsëritura këto ditë, ndërsa e ka cilësuar si “triumf i bandave”.

Ndër të tjera Salianji shprehet se ekzekutimi i Bejtjas sipas tij, është ngjarje e rendë, për sigurinë publike në vend.

“Ekzekutimi i sotëm brenda në banesë, i një personi që kërkohej prej 8 muajsh, është ngjarje e rëndë, për sigurinë publike në vend dhe për fat të keq, sërish triumf i bandave.

Edhe në këtë sektor të qeverise punohet me propogandë e shfaqje, dhe jo me seriozitetin e analizën e duhur që kerkon lufta ndaj krimit.

Drejtues policie dhe polici që kap në kohë rekord e dhunojne të rinj që protestojnë për demkokraci e nuk janë në gjendje të kontrollojnë territorrin , ku si vrasja e sotme dhe ngarjet e rënda kanë ndodhur  të përsëritura këto ditë!”, shkuan Salianji në Facebook.