15 Shtator 2022

Sali Berisha në Kuvend i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian të kushtëzojë fondet për qeverinë shqiptare të cilën e akuzon se po vjedh taksapaguesit shqiptare dhe ata evropianë.

Berisha bëri një deklaratë të fortë në Kuvend kur tha se KE duhet të shtojë vëmendjen në Shqipëri pasi në projektin e Portit të Durrësit sipas tij përfituesi fundor do të jetë një i afërm i Aleksandër Vucic.

Sali Berisha:

Ftoj KE, i kërkoj KE të kushtëzojë përfundimisht cdo qindarkë të tij gjersa të jetë kjo qeveri, me kushtet që vijonë: Së pari, të kushtëzojë ndihmat me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standartet evropiane në prokurimet publike, në koncensione dhe PPP.

Të kushtëzojë me ndalimin në Shqipëri në mënyrë përfundimtare të tenderave sekrete që janë rritur. Të kushtëzojë me detyrimin e kësaj qeveria të përdorimit të manualit të BE në ndërtimet publike.

Sepse sot çpo ndodh. E vërtetë që ju po jipni dhe kontrolloni në një farë mënyrë implementinin e projekteve tuaja por me projekte të tjera dhjetra herë më të mëdha kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptrë. Të marrin fund tenderat sekrete.

Impononi qeverisë shqiptare të përdorë manualin e ndërtimit të BE, se është vendi me kostot më të larta në planet të ndërtimeve publike.

Koha është, ju lutem të mbikqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por me një dhembshuri, ndjeshmëri cfarë ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

I bëj thirrje BE, KE të mos disbursojë asnjë qindrakë nëse nuk bëhet hetim i plotë e vendoset para ligjit Edi Eama, Engjëll Agaci, Arben Ahmetaj, për aferën e tmerrshme të djegësave në të cilën janë vjedhur qindra milionë euro.

Asnjë qindarkë pa hetuar aferën e tmerrshme multimiliardëshe të Portit të Durrësit që tani së fundmi del se përfitues përfundimtar nuk është me Emar por dikush i afërt i Vucic.

Rama me këta ministra do të ndërtojnë Dubain e tyre, vetëm toka aty kushton 3 miliardë euro. Gjithcka pa garë, ju luitem kinin mëshirë dhe për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe atyre evropianë.

Po shtoj këtu se paratë e taksapaguesve evropianë janë përdorur në aferën e djegësave, ndaj kujdesin më të madh.