Rudina Hajdari zbulon projektin: Në shtator gati partia e re me ajkën e

23 GUSHT 2020

-Shtatori do të ketë shumë zhvillime politike. E paralajmëruar prej disa muajsh, në vjeshtë pritet që Rudina Hajdari të zyrtarizojë lëvizjen e re politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, vajza e Azem Hajdarit rrëfen se projektin e ri politik po e përgatit me ajkën e shoqërisë, ndërsa objektiv është rinia, me të cilën shpreson që bëjë ndryshimin.

“Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit” tha Hajdari.

Deklaratën ish-kryetarja e grupit demokrat, deputete në Kuvendin e Shqipërisë e përjashtuar nga Partia Demokratike pas dezertimit, që bëri duke mos djegur mandatin, e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët i ka pyetur se cfarë i sugjerojnë për aksionin politik në nisje të sesionit të ri parlamentar në muajin shtator.

Hajdari thotë se janë pikërisht qytetarët ata që i kërkojnë krijimin e një partie të re politike me fokus primar studentët edhe pse projekti ka kohë që është paralajmëruar.

Gazeta Shqip