18 Mars 2024

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pamjet e rrugës së shembur Korçë-Ersekë. Meta ishte sot në terren, ku pa nga afër këtë aks rrugor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se kjo rrugë është shembur nga korrupsioni për herë të dytë.

Këto “rrugë kashtë” shkruan Meta janë pa standarde dhe “gllabërojnë miliona euro”.

“Sot në rrugën e shembur  nga korrupsioni për herë të dytë Korçë-Ersekë për të denoncuar nga ky vend krimi një nga vjedhjet më flagrante të Edi Ramës dhe “Rilindjes”.

Ju ftoj të shihni se si shpërdorohen taksat tuaja me këto “rrugë kashte” pa standarde por që gllabërojnë dhjetëra milion euro të cilat duhet të ishin përdorur për rritjen e pensioneve dhe pagave për mësuesit”, shkruan Meta.

Gazeta Panorama