16 Mars 2024

Kanë kaluar thuajse një muaj nga shembja e rrugës së re në pjesën e parë të lotit të dytë të aksit Korçë-Ersek, por ajo që është vënë re së fundmi është se ka sjellë problematika edhe muri mbrojtës në fillim të kësaj rruge.

Një pjesë është shembur dhe një pjesë tjetër është duke u shembur, gjë që çon edhe në rrëshqitjen e dherave.

Kjo situatë krijon pasiguri për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks. Kalimi në të cilin është shumë i rrezikshëm. Pasiguria shtohet pasi siç thonë banorët pavarësisht situatën nuk ka asnjë reagim për marrjen e masave.

“Shumë e rrezikshme është, sepse po nesër të kalohet një me familje edhe vetëm. Larg  qoftë se ndodh një aksident, ato duhet të marrin masa, t’i riparojnë. Përgjegjësit e mëdhenj, dinë ato gjëra, duhet t’i rregullojnë, mos të ndodhin aksidente” , thotë një prej banorëve.

“Ajo është e rrezikshme, se si do bëjnë ata, ata e dinë. Ata gur janë, varë gurët dhe zënë me tela. Ajo nuk mban do bazament të fortë”, thotë një tjetër banor.

Ndërkohë, sa i përket shembjes së rrugës së re, në pjesën e parë të lotit të dy taksit Korçë-Ersek, mjetet e kompanisë janë rikthyer në kantierin e rrugës.

Aktualisht, janë pastruar dherat të pjesës së shembur dhe ka vijuar me gërryerjen e saj.

Në këtë rrugë, punimet do të vijojnë në një afat të pacaktuar për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme. Në shkurt të dy 2023, ministrja Belinda Balluku premtoi se aksion nacional Korçë – Ersekë do të ishte gati në qershor të atij viti.

Por, edhe pse po vjen qershori i 2024, rruga jo vetëm nuk u përurua, por mbetet shumë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.

Gjashtëdhjetë milionë euro ishte kosto e aksionit nacional Korçë – Ersekë, por të tjera shpenzime parashikohen tani për riparimin pas shembjes së saj.