9 Maji 2024

Në Gjermani ka pasur një sulm të ri ndaj një politikani, pak javë para zgjedhjeve europiane. Viktima e fundit ishte socialdemokratja Franziska Giffey, e cila u qëllua nga një burrë në një bibliotekë në lagjen Rudow të Berlinit dhe u plagos lehtë në kokë. Njoftimi është bërë nga policia gjermane, duke saktësuar se episodi ka ndodhur pasditen e së martës.

Javën e kaluar një fat të ngjashëm pati Matthias Ecke, një anëtar i Parlamentit Evropian dhe gjithashtu një anëtar i socialdemokratëve të kancelarit Olaf Scholz. Megjithatë, Ecke, ndryshe nga Giffey, u plagos rëndë nga një grup sulmuesish ndërsa po vendoste postera zgjedhor të BE-së në Dresden.Çështja Giffey ka krijuar jo pak shqetësim në opinionin publik gjerman, duke marrë parasysh atë që i ndodhi vetëm pak ditë më parë kolegut të tij Ecke.

Sa i përket zonjës, senatore e Berlinit për Ekonominë, Energjinë dhe Biznesin, ajo u shtrua për pak kohë në spital për dhimbje koke dhe qafë. “Në një bibliotekë, një burrë sulmoi papritmas ish-kryetaren e bashkisë nga prapa me një çantë plot me përmbajtje të fortë dhe e goditi atë në kokë dhe qafë”, njoftoi zyra e prokurorit të Berlinit.Sulmuesi është larguar dhe policia po vijon ende hetimet.Kryebashkiaku aktual i Berlinit, Kai Wegner , dënoi sulmin, duke theksuar se kushdo që sulmon politikanët “po sulmon demokracinë”.

Ministri i Brendshëm i Brandenburgut fqinj, Michael Stubgen i opozitës Kristian Demokrate (CDU), dënoi atë që ai e quajti një prirje në rritje të kërcënimeve të drejtuara kundër politikanëve. “ Fatkeqësisht ne e shohim këtë trend prej vitesh dhe këtë vit kemi një spirale dhune, me sulme fizike ndaj politikanëve që më shqetëson shumë ,” tha ai për “RBB24 Inforadio”.

Gazeta sot