9 Maji 2024

Një bujk është gjobitur me plot 26 milionë lekë të vjetra për ndërtimin pa leje të një kasolleje në fshat.

Rastin skandaloz e bën me dije deputeti socialit Erion Braçe, i cili e quan “ekzekutim” për bujkun këtë gjobë marramendëse.

Siç shpjegon ai, bujku kishte ndërtuar aty një serë të vogël por që nuk i kishte ecur. Për rrjedhojë ai vendosi ta shndërrojë në një strehë për tre lopët e tij, duke ngritur një mur me blloqe dhe disa llamarina.

Shkrimi i plotë i deputetit Braçe:

A JENI NE TEREZI APO JOOO?

Eeeejjjj 2.625.000 LEKE GJOBE?
Domethene 26.250.000 LEKE GJOBE PER KETE DEPON?
26.250.000 LEKE GJOBE NE FSHAT?

Nuk di! Shoh letrat, lexoj kete shkrimin dhe shastisem;
Ka patur SERE-te vogel, si ka ecur, ka vendosur te ndertoj nje ministalle per tre lope-ne hapesiren e seres, me blloqe e cati llamarine, poooooo PA LEJE sepse LEJA KUSHTON pafund, per me teper per kete strukture qe sheh ne foto dhe per kete, 26.250.000 LEKE GJOBE?!

Ju qofshi! NUK DI, E VINI MENDJEN NE PUNE A JO, por kjo eshte ta pushkatosh bujkun ne mes te fushes!

Dhe ky eshte produkti i presionit ndaj e te policise, presioni ndaj e te prokurorise mbi popullin e fshatit e zyrtaret qe duhet te therrin keshtu popullin e fshatit!!

NJE GJE KAM;
MINISTER MAZNIKU NA KALO LIGJIN QE KA NJE VIT I BERE E PRET E PRET TE MIRATOHET!
Beje se kushton shume me pak se kjo e keto GJOBAT E CMENDURA!