18 Tetor 2026

Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në katin e parë të godinës së Komisariatit nr. 3 të Policisë, teksa marshonin në zonën e “Mine Pezës”.

Siç raportohet flakët janë përhapur në pjesën e parë të godinës, e cila është zona e recepsionit, pasi protestuesit hodhën molotovë në drejtim të saj.

Flakët u përhapën, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë të neutralizojnë flakët me fikëset e zjarrit që ndodheshin në godinë.

Më pas është kryer edhe ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për të fikur plotësisht flakët.