Lukë Kaçaj, “Nderi i Kombit”, (Bajzë, 26 shkurt 1924 – Laç, 7 shtator 2001) muzikant dhe bas bariton shqiptar i mbiquajtur “Shaljapini shqiptar”.
Dinjitoz, ashtu siç rrëfen vetë në kujtimet e tij përballë hetuesit.
Kur e pyet se përse nuk iku, ai u përgjigj: “…Kush nuk e do atdheun e vet, nuk i duhet askujt gjë në botë.
Së dyti, atë që kam mësuar në shkollë, në Shqipëri e jashtë saj kam dashur t’ia kthej përsëri popullit tim. Se sa vlej e tek vlej as unë s’e di.
Së treti, kurrë në jetën time paraja s’më ka korruptuar dhe nuk dua të di gjë për të. Edhe sot nuk kam ndryshuar mendim, ashtu jam. Nuk ia kam ditur vlerën dhe nuk dua t’ia di deri sa të vdes!
Së katërti, kam patur nënë, baba, vëllezër e motra, njerëzit e mi më të dashur të shpirtit tim. Nuk kam jetuar me ta, por në zemër i kam patur dhe i kam”.