Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

18 Tetor 2026
Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Pas kësaj, policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës.
Protestuesit janë tërhequr tashmë drejt Sheshit Skënderbej. Policia ka përdorur edhe plumba gomash
Ndërkaq, zjarrfikëset janë duke shuar flakët tek Ministria e Infrastrukturës.
Kujtojmë se ky institucion është drejtur nga Belinda Balluku, e akuzuar për një sërë akuzash të rënda për korrupsion.
BalkanWeb
