Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo

18 Tetor 2026

Ka dy ditë që Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, është zhdukur. Asnjë qëndrim. Asnjë deklaratë apo dalje publike, qoftë edhe si ajo pas perdeve që bëri para disa ditësh. Se për të dalë në terren as nuk bëhet fjalë ta shohësh. Edhe sot nga Ministria e Brendshme doli vetëm një zëvendsministre, por jo Demo.

Heshtja e ministrit ngre dyshime se cfarë mund t’i ketë ndodhur atij.  Për menaxhimin e situatës së protestave është vetë Edi Rama që jep urdhra ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ka zëra që flasin për një përplasje mes Ervin Demos dhe Edi Ramës përgjatë kësaj jave lidhur me menaxhimin e protestës dhe deklarata të tij kundër sjelljes së policisë. Kjo ka bërë që Ministri i Punëve të Brendshme të aneksohet komplet.

Megjithatë ky mbetet një informacion për t’u verifikuar në orët dhe në ditët në vazhdim se si do të përfundojë vala e protestave studentore kundër qeverisë dhe klasës politike. ©LAPSI.al