Tifo Bubonike ne Kine

Rishfaqet tjeter sëmundje vdekjeprurëse në Kinë, izolohet i gjithë fshati

8 GUSHT 2020.  

E përditshmja italiane “La Repubblica” bën të ditur se vdekja e një personi nga murtaja bubonike, që përhapet nga brejtësit, ka alarmuar menjëherë qeverinë kineze. Autoritetet kanë izoluar fshatin Suji Xincun, ku banonte viktima, në Mongolinë e Brendshme.

Autoritetet në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme kanë vendosur një fshat të tërë në izolim pas vdekjes së një banori të shkaktuar nga murtaja bubonike. Vdekja u raportua tek autoritetet Baotou të dielën e kaluar dhe konfirmimi i diagnozës arriti të enjten, njoftoi Komisioni Shëndetësor i Komunës së Baotou.

Autoritetet izoluan fshatin Suji Xincun, ku banonte viktima. Testet e kryera mbi të gjithë fshatarët deri më tani kanë qenë negative. Nëntë persona që kishin rënë në kontakt të ngushtë me pacientin e ndjerë dhe që ishin vendosur në karantinë ishin gjithashtu negativë, siç ishin edhe 26 persona të tjerë që kishin pasur kontakte indirekte.

Më 8 korrik, autoritetet e të njëjtit rajon mbyllën disa vendpushime turistike pas konfirmimit të një rasti të murtajës bubonike në Bayannur. Pesë pika turistike panoramike u ndaluan për vizitorët, së bashku me të gjithë rajonin përreth.

Tifo Bubonike ne Kine

Në Nëntor 2019, gjithashtu në Mongolinë e Brendshme, pati disa raste të murtajës bubonike dhe pulmonare, të lidhura me brejtës. Ajo transmetohet nga konsumimi i mishit të tyre si lepuri i egër, apo ketri.

GAZETA SHQIP