Rikthehet “dimri” në pranverë/ Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

26 Mars 2026
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites vonë të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku në vlerat e larta do të arrijnë deri në 13 gradë celcius, ndërsa në vlerat e ulëta në zero gradë celcius.
Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 400-500 metër, në lindje – juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra stuhi dëbore. Pas orëve të pasdites vonë parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të territorit.
Edo të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës era pritet të fitoi shpejtësi deri 15 m/s.
