Pak orë para nisjes së ndeshjes së shumëpritur Poloni-Shqipëri, tifozët ‘veshin’ me flamurin gjigant ndërtesën në Fier

26 Mars 2026
Pak dite me pare nje demostrues i vetem ne Bulevardin e Tiranes me Flamurin Kombetar goditet nga policia e Shteti Shqiptar me Gaz helmues dhe Uji me spec, dhe nje toge e Policise se Shtetit e Arreston.
Vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes së shumëpritur Poloni-Shqipëri, që do të luhet mbrëmjen e sotme, atmosfera sportive ka pushtuar edhe qytetin e Fierit.
Një grup tifozësh fierakë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur mbështetjen e tyre për Kombëtaren, duke mbuluar me flamurin kuqezi një godinë në qendër të qytetit.
Flamuri me shqiponjën dykrenare shtrihet pothuajse në të gjithë fasadën e ndërtesës katërkatëshe, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve. Përmasat e tij të mëdha e kanë kthyer godinën në një simbol të dukshëm të mbështetjes dhe entuziazmit për ekipin kombëtar.
Ky gjest simbolik është pritur me interes nga qytetarët, ndërsa pritet që mbrëmja të shoqërohet me emocione dhe mbështetje të fortë për Shqipërinë në këtë përballje të rëndësishme.
Pak dite me pare nje demostrues i vetem me Flamurin Kombetar goditet me Gaz helmues dhe Uji me spec, dhe nje toge e Policise se Shtetit e Arreston.
