Revolta nuk është shuar – Shkodra sot në protestë për Klodianin

– 19/12/20

Protestat për Klodian Rashën, të riun që u vra nga plumbat e Policisë së Shtetit, nuk janë shuar.

Sot në orën 11:00 në qytetin e Shkodrës pritet të nisë një protestë e thirrur nga shoqëria civile. Ndryshe nga java e kaluar, sot dhjetëra forca policie kanë marrë në ruajtje institucionet në kryeqendrën e veriut.

Javën e kaluar protesta e shoqërisë civile nisi paqësore, por në mesditë një grup të rinjsh e të miturish dogjën selinë e PS-së. Ngjarja u dënua nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi si e qëllimshme dhe e nxitur nga PS.

 Ajo akuzoi policinë se nuk ndërmori asnjë masë dhe nuk ndërhyri për të ndaluar këtë shkatërrim.

Në Tiranë dhe qytetet e tjera protestat u ndaluan pas disa akteve të dhunës dhe përplasjeve të turmës me efektivët e Policisë, ngjarje të cilat sollën edhe reagimin e ambasadës së SHBA dhe Delegacionit të BE.

Gazeta Mapo