Nga: Ferid KOLA: –  PO SHKATËRROJMË VETVETEN! –

Ne i friksohemi historise tone, e fshehim, dhunojme, perbuzim dhe shpesh here edhe e neglizhojme.

Mjafton te veresh historine e busteve dhe monumenteve ne Shkoder dhe te perplaset ne fytyre ky realitet i trishte. Ferid Kola konsiderohet mjeshtri, i cili permes skulptures ka ringjallur heronjte e vendit tone, e megjithate ai sot shfaqet i indinjuar nga tatepjeta qe po merr shoqeria jone. Denigrimin e busteve dhe memorialeve skulptori e sjell me fakte Duhet te sherojme mendjen ne menyre qe te pranojme se e kaluara dhe e tashmja jone jemi vete ne. Kjo ehste filozofia e skulptorit i cili pranon se i zihet fryma nga absurd i popullit shqiptar Shkodra ka vite qe nuk respekton memorialet dhe bustet e ekpozuara ne ambjentet publike te ketij qyteti. Mjafton te kujtosh kalvarin e zhvendosjeve te bustit te ish 5-heronjeve te Vigut apo dhe dhunimi i Varrezave te deshmoreve , te cilet per me shume se nje dekade u transformuan ne venddepozitim mbeturiash.

Kjo situate nuk nderon aspak nje qytet me tradita si Shkodra, vecanerisht kur shihet se indiferenca por edhe dora keqberese shkaterron prej shume vitesh monumentet e kultures, pllakadat perkujtimore, lapidaret, bustet dhe memorialet. Secili prej tyre mbart me vete histori, lavdi , dhe sakrifica te panumerta ne emer te asaj cka do ishte e nesermja e shqiperise. Sot ato ndodhen ne duar te fatit dhe te heshtur perballe nje situate e cila ne cdo vend te botes do ishte uleritese.

Qellon qe shtete te ndryshme te mos kene heronj dhe ti krijojne ato , ndersa Shqiepria i ka dhe denigron.