Edi Rama

Në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE” Rama tha se ishte dakord dhe i lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat por paralajmëroi se ata nuk duhet të kenë shumë iluzione.

Edi Rama: Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat por shpresoj që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione për atë çka morën. Morën një ilaç kundër depesionit që është mirë për moralin e për hormonet për njëfarë kohe. Por më tej ju duhet të përballen me realitetin me të cilin përballet Maqedonia e Veriut. E sheh flet për Ballkanin Perëndimor dhe bëhet zhurmë. Edhe kjo ndërtesë e vjetër e di.

Pra po thoja shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë e të hedhin sytë nga Maqedonia e Veriut, 17 vjet kandidate dhe është mënyra më e çuditshme për të qenë kandidate sepse ti je kandidat kur flet. Kandidat për tu martuar kur flet, nuk mund të jesh kandidat për tu martuar për dikë që të thotë nuk jam gati të flas me ty.

Pra ky status kandidat është shpikur për këtë gjë. Të bëjë të të ndihesh se je kandidat për diçka. por të të lërë aty në pritje për të folur 17 vjet. Ata ndryshuan edhe emrin. Imagjinoje Austrinë të ndryshojë emrin për të qenë në BE.

Shqipëria numëron 8 vjet, nuk është mjaftueshëm. Shpresoj për Ukrainën të mos jenë 117 vjet por sigurisht  është një rrugëtim ku duhet të japësh rezultate, ku duhet të riformohesh dhe edhe pse ukrainasit po bëjnë diçka që shkon përtej reformimit të vendit të tyre, po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, po ndalin dikë që kërkon të kundërreformojë rendin botëror. Kjo është arsyeja pse e meritonin dhe kjo është arsyeja pse BE e bëri”.

Nga OraNews