Edi Rama

25 Qershor 2022,

Kryeministri shqiptar i ka treguar kancelarit austriak zhgënjimin e tij ndaj BE, duke pretenduar që vetoja bullgare nuk është problemi kryesor, por sipas tij unioni është i pafuqishëm për të çuar përpara zgjerimin. Gjithashtu ai në Austri i tregoi Europës që populli i Ballkanit është “i çmendur”, më mirë ta mbani afër sesa larg.

Përgjigjia negative për të disatën herë nga BE për Shqipërinë jo pak e ka zemëruar kryeministrin Edi Rama.

Prej dy ditësh, me një fjalim ë ngjashëm në çdo dalje publike, shefi i qeverisë shqiptare nuk e fsheh zhgënjimin ndaj Unionit. Këtë qëndrim mbajti edhe gjatë fjalimit të tij në forumin europian në Austri.

“Ajo çfarë ndodhi me Bullgarinë ishte simboli sesi zgjerimi është transformuar në një mjet për të marrë peng shtetet e tjera për hir të problemeve të brendshme.”

Rama edhe njëherë e përsëriti që në thelb problemi i integrimit nuk është vetoja bullgare, por sipas tij është shtrembëruar qasja e vendeve të Unionit ndaj procesit të zgjerimit.

“Dje parlamenti bullgar votoi për diçika që shpresoj të jetë mjaftueshëm për miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është vetëm shprehja finale e skajshme e frymës së deformuar të zgjerimit.”

Por Kryeministri shqiptar nuk u mjaftua me kaq, por përpara asutriakëve tregoi edhe pretendimet e shteteve në Ballkan, duke i quajtur viktima të vetëvetes.

“Ju duhet të zihen me njëri-tjetrin nëse gjuha është e njërit apo e tjetrit. Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, lërë pastaj grekët  të cilët edhe mund të pretendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve. Të gjithë viktima të historisë tonë, e herë-herë viktima të vetëvetes, por jemi njerëz të mirë, jemi njerëz besnikë dhe jemi “të çmendur”, kështu që më mirë të na keni me ju.”

Austria mbështet integrimin e vendeve të Balkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, jo vetëm për meritën e tyre, por edhe për të shmangur influencat e vendeve të treta.

Tv OraNews