Ungari ose Lungari vegel mizikore e lashte e Trashegimise Tone Foto J. Brahaj

Ungari ose Jongari, – vegel muzikore e lashte e Trashegimise Tone.

– 25 Qershor 2022.

– Nga Jaho Brahaj.
Ne tregun e objekteve te vjetra qe ne zhargonin e perditshem quhet edhe “Tregu Antikuar” shpeshhere gjenden edhe artefakte te kultures dhe trashegimise tone.
– Rastesia e solli qe te shikoi nje vegel muzikore me interesa te tradites tone, por qe une nuk di ta klasifikoi si emer dhe as krahinen ku u praktikua ne periudhen e fundit te jetes se tij aktive.
– Nga konsultimi me literaturen e shkruar dhe konkretisht me studimet e Prof. Ramadan Sokolit ka mundesi sipas ketyre pershkrimeve, qe te jete Longar-i (Jongar). Kjo vegel muzikore e tradites tone, thote Profesori, ka patur nje shtrirje ne mbare trevat shqiptare por qe u rrudh ne fillimshekullin e XX ne krahinen Gjinar (Shpat) Elbasan, ku ka njoftime dhe deshmi se kishte jete aktive deri ne vitet ’50 te shek. te kaluar.
– Fotot qe po publikojme me poshte plotesojne e perputhen nga pershkrimet e studimeve te specialisteve per kete vegel muzikore kordofone te tradites tone per ta klasifikuar Ungar. Studimet thone se Ungari ka, here 11 here 10 e edhe 9 taste ne bishtin e tij, ka here tre e here kater tela.
– Vegla muzikore per te cilen po flasim ka kater tela qe qendrojne ne hapsiren ndarese te barazlarguar dhe ka 9 ndarje taste. Koka eshte e punuar me dru mani, suprina prej dru pishe dhe bishti dru plepi.
Edhe ne Katalogun e veglave muzikore te fondeve te Institutit te Antropologjise dhe studmit te artit shqiptar botuar ne vitin 2008 nga autor Achille Pellerano dhe Pirro Miso kemi disa ekzemplare Ungari qe kane here dhjete e here njembedhjete ndarje taste, dhe kane dy ose kater tela.
– Edhe emerimi “Ungar, Longar” ka nje pshtjellim, se jane ne periudha te ndryshme vegla te ndryshme muzikore tradicionale qe kane kete emer ose te peraferta. P.sh: Ne Laberi Longar quajne nje fyell te gjate druri qe vazhdon te kete perdorim edhe sot. E themi kete sepse nga gjurmimet ne fjalor te ndryshem te shqipes, por dhe te studimeve muzikore fjala Ungar ka patur nje shtrirje te gjere nga veriu ne jug dhe cilesonte vegel muzikore ndonjehere pa e percaktuar formen dhe llojin.

Ungari ose Lungari vegel mizikore e lashte e Trashegimise Tone Foto Fragment nga J. Brahaj.

Ungari ose Lungari vegel mizikore e lashte e Trashegimise Tone Foto Fragment nga J. Brahaj

– Duke gjykuar nga vjetersia e drurit mundet ta percaktojme te punuar ne vitet ’80 te shek. te kaluar, vleresim i diskutueshem.
– Po publikojme fotot dhe kete shenim duke kerkuar diskutim per te percaktuar emrin e kesaj vegle muzikore te tradites tone dhe zonat ku eshte praktikuar.