Policia rrezikon jetën e protestueses të arrestuar, rrëmbehen tetë protestues

11 Tetor 2026
Tetë protestues janë rrëmbyer nga policia dhe janë shpërndarë në rajone të ndryshme, të cilëve nuk ju lejohet asistenca ligjore. Terrori policor ka rrezikuar jetën e një protestuese me emrin Ana, të cilën e kanë mbyllur në ambulancë dhe nuk i kanë lejuar asistencën mjekësore.
Gruaja protestuese që u rrëmbye në sheshin Skënderbej nga Policia ndodhet në gjëndje të rënduar shëndetësore.Sicc mësohet nga gazetarët tanë në terren, zonja në fjalë është bllokuar brenda në autombulancë për 30 minuta nga policia në oborrin e Komisariatit nr 3 që të mos shkojë në spital, derisa mjekët detyruan policinë ti lejojë të shkojnë me urgjencë në spital. Ora 11:45 pranë mesnatës. Ndërkohë janë 8 protestues të rrëmbyer nga policia dhe të shpërndarë në 3 rajone policie që u refuzohet e drejta për avokat.
Nga Gazeta Sot
