22 Maji 2023

Kryeministri Edi Rama në turin e falënderimeve pas zgjedhjeve të 14 Majit u ndal në Dibër. Gjatë fjalës së tij, Rama falënderoi demokratët që nuk dolën në votime.

Ai tha se i dedikohet një falënderim posaçërisht grave të tyre, të cilave u kërkoi ndihmë që të mos i linin burrat të dilnin nga shtëpia ditën e zgjedhjeve.

“Unë nuk rri dot pa i ndarë në këtë falënderim të posaçëm duke i thënë se i kam kërkuar ndihmë grave. E kam me gratë e të djathtëve që kanë ndikuar te një pjesë e mirë e atyre burrave që të mos dalin nga shtëpia atë ditë. I falenderoj shumë.

Duke ardhur te e fundit dua të them këtë që është e rëndësishme. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ne. Kjo nuk kalon dot me një falënderim nga larg. Kjo kërkon me i takuar të gjithë ata që janë kontributorët kryesorë për t’i thënë shumë faleminderit me shumë mirënjohje. Kjo nuk mbaron këtu. Nesër janë problemet për t’u zgjidhur dhe hallet për t’u adresuar”, tha Rama.

Gazeta Panorama