“Rama kërcënon prokurorët”/ Prençi bën deklaratën e fortë: – Shumë shpejt në Tiranë do kalojnë në sekuestro disa godina..

3 Shkurt 2026
Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi deklaroi se shumë shpejt në Tiranë do të kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha.
“Shumë shpejt në Tiranë do kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha që i përkasin krimit të organizuar dhe korrupsionit shtetërore të lidhur me botën e grupeve kriminale të pastrimit të parave në fushën e ndërtimit.
Presioni që po ushtron SPAK, disa prokurorë që kanë dosje të nxehta edhe te politika edhe te krimi i organizuar dhe trafikut të drogës, normalisht janë më të rrezikuar. Por kryeministri i hedh prokurorët si plaçkë tregu, grupet kriminale e marrin mesazhin, përse të mos hidhemi në sulm”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës, theksoi se në raport me SPAK dhe sigurinë e prokurorëve situata është shumë e tensionuar.
