Rama: – Ju them të gjithëve patronazhisteve. – Mos e çani kokën fare! Numrin e keni lënë kudo! Karta e identitetit dikur do ndryshojë

20 prill 2021

Kryeministri Edi Rama thotë se të dhënat e qytetarëve janë nxjerrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Gjatë një takimi elektoral në njësinë numër 5 në kryeqytet, kreu i qeverisë i bëri thirrje qytetarëve që i kanë dalë të dhënat që mos të shqetësohen, pasi karta aktuale e ID nuk është ajo që do të jetë në të ardhmen.

Rama u shpreh gjithashtu krenar për patronazhistët, për të cilët dhe se pa ta PS nuk do të ishte kjo që është.

“Kanë ngritur një akuza dhe ti çojnë te organet e hetimit ato USB-të. Unë e di se pse nuk i çojnë, sepse të tëra ato që dalin rrugëve janë të dhëna të gatuara tjetër kund. Ketë e di cdo patronazhist i PS. Unë e pohoj me krenari të madhe, që kjo parti nuk do ishte pa patronazhistët kjo që është sot, sic nuk do ishte pa patronazhistët çdo parti e madhe evropiane.

Unë  jam krenar për patronazhistët e PS, jam krenarë për ata që ndihmojnë deputetet, ndihmojnë kryetarët e bashkisë që të dinë çfarë halli ka njëri dhe ka tjetri. Këta janë urat tona të panumërta me njerëzit.

Ndërkohë që sistemi ynë nuk ka ID, por ama ID ishin rrugëve. Ju them të gjithëve sa mos e çani kokën fare, jo ju, por i them të gjithë atyre që ndihen të sikletosur që i ka dalë numri. Cili numër? Atë numër e lini kudo në shërbime të caktuara. Nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen karta e plotë e identitetit, siç e ka gjithë botë e civilizuar që ka brenda të dhëna për shëndetin, për sigurimet e tua dhe që është e jotja dhe nuk e luan topi.

Prandaj ju them njerëzve që kjo është bërë nga Ilir Meta, se bashku me syrin dhe veshin dhe së bashku me Saliun dhe Lulin në vazhdën e skenarëve destabilizuese siç ishte meta bashkë me Saliun, pas marrjes peng të aeroportit të Tiranës”, tha ndër të tjera Rama.