Raimonda Kovaçi – Kengetare

Raimonda Kovaçi Kengetare qe e ka krijuar emrin dhe personalitetin artistik dhe premtuese e me perspektive per te ardhmen.

17 shkurt  2022

Raimonda Kovaçi  këngëtarja qe talentin qe i dha natyra me zërin e ëmbël e ka kultivuar duke u rrjeshtuar nder  kengetaret e njohura, e preferuar dhe e kerkuar. Si kengetare e njohur  e me talent dhe me repertorin e saje e shohim në skena koncertesh, dasma dhe evenimente të ndryshme muzikore.

Raimonda Kovaçi – Kengetare

Eshte artiste e kompletuar, dhe me një karrierë muzikore e cila vazhdoi  që heret në adoleshencën e saj.

Këngën e gjeja në çdo vend, kënga  është një ëndërr e madhe, e bukur, dhe mjaft e vështirë për t’a arritur, por me shumë sakrifica arrita t’a realizoja këtë ëndërr.

Raimonda Kovaçi – Kengetare

Paraqitja e hijeshme dhe sharmante, me zërin e saj të  ëmbël dhe pozitivitetin e një njeriu që ka jetuar në skenë, ka sjellë rreth vetes shumë e shumë adhurues, të cilët e motivojnë këngëtaren simpatike, që gjithmonë të sjelli risi dhe projekte të reja muzikore.

Njohese e mire e tradites se kenges folklorike e popullore.

Raimonda Kovaçi – Kengetare

Më së shumti e gjen veten tek kënga popullore dhe turbo folk, ka një repertor të larmishëm, me këngë të zhanreve të  ndryshëm. Këndon shumë bukur dhe balada të ndryshme, i zberthen nga ana emocionale dhe i pershtaten zerit te saj, të cilat pëlqehen dhe kane preferues e degjues te shumte.

Raimonda Kovaçi – Kengetare

Raimondën e gjen gjithandej, në fejesa, dasma, ditëlindje, koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, publiku e preferondhe e stimulon  për të vazhduar më tej me projekte të reja që janë drejt realizimit dhe do publikohen së shpejti.

Raimonda Kovaçi – Kengetare.

Raimonda Kovaçi – Kengetare

Nje kengetare qe e ka krijuar emrin dhe personalitetin artistik dhe premtuese e me perspektive per te ardhmen.

Kenaqesine krenarine me te madhe thote, se e ka kur i këndon vendlindjes së saj të bukur Kryeziut të Pukës, maleve, gurrave, lëndinave, krojeve dhe asaj toke të bekuar, nga ku u mbrujt dhe mori jetë.

Nga: www.123Albania