Ciklon jashtëzakonisht i fuqishëm! Vendet që janë nën furinë e stuhisë Eunice, çmendet moti: Ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim

18 SHKURT 2022

Cikloni jashtëzakonisht i fuqishëm Eunice me fuqi sikur një uragan pritet të përfshijë shumë shpejt kryeqendrën britanike Londrën dhe po ashtu edhe shumë pjesë tjera të Evropës si Franca veriore, shtetet e Beneluksit, Gjermaninë, Poloninë etj.

Stuhia është jashtëzakonisht e fuqishme dhe potencialisht mjaft e rrezikshme me erëra uraganike nga 120 deri në 160 km/h në Britaninë e Madhe dhe mbi 100km/h në pjesë tjera të Evropës që i përmendëm më lartë.

Ciklon jashtëzakonisht i fuqishëm! 18 shkurt 2022

Kjo është stuhia e dytë pas një stuhie që goditi Evropen ditën e djeshme dhe kjo pritet të jetë shumë më e fuqishme. Pas kalimit të kësaj stuhie potencialisht shumë e rrezikshme e cila pritet të shkaktojë dëme të mëdha materiale pritet qetësim i përkohshëm i motit në Evropë, mirëpo ciklone të reja dhe stuhi të reja e presin Evropën edhe ditëve të ardhshme./MeteoBallkan

Nga Gazeta Sot