16 Gusht 2022.

Si pasojë e reshjeve të shiut turistët vendas dhe të huaj, të cilët po pushonin në plazhin e Shëngjinit, janë larguar duke bërë kështu që të krijohen radhë të gjata në trafik.

 Reshjet e dendura të shiut ne Lezhe kanë shkaktuar përmbytje në rrugët kryesore.

Ndërsa segmentet më problematike janë rruga e Shëngjinit dhe aksi Milot-Balldre. Ndërkohë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, temperaturat vijojnë të jenë të larta.