Qytetarët kaluan natën në temperatura -12 gradë, zhbllokohet Qafë-Thana. Si paraqitet situata në akset nacionale të vendit

15 shkurt 2021

Zhbllokohet pika kufitare e Qafë-Thanë pas bllokimit prej ditës së djeshme. Siç raportojnë mediat, qytetarët e kane kaluar natën mes të ftohtit dhe temperatura -12 gradë.

Prej orësh të bllokuar qytetarët kanë fjetur në autobus dhe automjete. Mësohet se makina e parë kaloi në orën 06:15 të mëngjesit të sotëm.

Aksi u bllokua dje për shkak se nga era e forte në një gjatësi prej 500-700 metra trashësia e borës shkonte deri në 1.5.metra duke e bërë krejt të pamundur hapjen e rrugës.

Ndërkohë, sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar në territorin verior, kalohen me zinxhirë rrugët nacional Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

Në rajonin qendror, kalohen me zinxhirë, akset Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

Ndërsa, në rajonin jugor, kalohen me zinxhirë akset Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit 🌨

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

RAJONIO QENDROR

Qarkullohet me zinxhirë:

Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.

Kontraktorët janë në terren  për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

o.j/dita