Sahatin e mbulojnë me tullumbace/ Gazetarja: Spektakël i pështirë, zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje!

Shkurt, 2021

Bashkia e Tiranës ka vendosur të dekorojë kullën e Sahatit me tullumbace të kuqe në formë zemrash. Kjo ka ndodhur për shkak të ditës së Shën Valentinit, e njohur si dita e të dashuruarve.

Gazetarja e Ora News, Beti Njuma, këtë përpjekje të Bashkisë së Tiranës me dekorimin e Sahatit, e sheh si një “spektakël të pështirë”, si një “trushpëlarje” për qytetarët e Tiranës, pasi, siç thotë ajo, tashmë Sahati është “varrosur”, me kullën që po i ndërtohet mby krye.

Në fakt Kulla e Sahatit dita ditës po humb sa më shumë ngrihet pak metra pas saj një Kullë shumëkatëshe, për të cilën ka dhënë leje bashkia e Tiranës.

“Ata që s’patën Zemër dhe e varrosën Kullën e Sahatit, pasi i bënë atë që s’thuhet, tani po na e mbulojnë me tullumbace Valentini simbolin e Kryeqytetit.
Mjaft me këtë spektakël të pështirë!
Qytetarëve të Tiranës u kanë ardhur zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje që u bëjnë orë e çast!” shkruan Njuma.

Nga: TPZ.al