17 Shtator 2022

Situata në Ukrainë duket e vështirë për Vladimir Putin, i cili ka humbur aty me mijëra ushtarë, ndërsa tashmë po humbet edhe territoret e pushtuara më herët.

Në këtë kohë të keqe për Moskën, lideri i Kremlinit po bën gjithçka për të vijuar betejën e tij të ashpër dhe me pasoja të rënda. Daily Mail shkruan se të paktën 400 të burgosur, për vrasje, përdhunime, e krime të tjera të rënda, kanë lënë qelitë dhe i janë drejtuar frontit të luftës në Ukrainë.
Ata kanë pranuar një ofertë të Vladimir Putinit për të rifituar lirinë tyre kundrejt 6 muajve pjesëmarrje në luftë.

Në disa video të bëra virale në rrjetet sociale dhe të publikuara nga Daily Mail, të burgosurit duket teksa janë nisur me makinat e burgut në drejtim të Ukrainës. Nëse dikush e ka pasur në mendje se mund të dalë jashtë burgut dhe të dezertojë, kjo do të jetë e pamundur, pasi ai do të ekzekutohet menjëherë.

Gazeta Sot