“Pse Gjirokastra po zbrazet nga të rinjtë?” Rama qesh dhe përgjigjet: Skam faj, të rinjtë s’duan të punojnë.-

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët në Gjirokastër është pyetur nga një prej gazetarëve të pranishëm, sepse Gjirokastra po zbrazet.

Gazetarja e pyeti Kryeministrin për arsyet se pse të rinjtë që largohen nga Gjirokastra drejt Tiranës nuk kthehet më.

Rama qeshi dhe ia ktheu përgjigjen gazetares duke thënë se kjo gjë nuk varet nga qeveria dhe se ajo që bie në sy sipas tij, është fakti se të rinjtë refuzojnë të punojnë.

“Mundësitë më ekonomike familjare, lëvizjet demografike janë jashtë kornizës së qeverisë. Gjirokastra është një zonë kufitare ka jetuar me emigracion, do vazhdojë të jetojë me lëvizje hyrëse, ajo që ka rëndësi është që duhet t’i japim zonës mundësi të ngrihet mbi potencialet e veta. Të rinjtë refuzojnë të punojnë. Peizazhi nuk është rozë, por e shohim pak me nga pak. Por që të diskutojmë sot plagët e vjetra të Gjirokastrës është diskutim pa kuptim.”-tha Rama.

Nga: wwwfaktor.al.