23 Maji 2024

David Cameron u largua më herët nga vizita e tij në Shqipëri në mënyrë që të mund të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit pasditen e sotme, duke shtuar spekulimet në rritje se kryeministri britanik Rishi Sunak mund të njoftjë zgjedhje të përgjithshme këtë verë.

Sekretari i Jashtëm ndodhej në Tiranë për të diskutuar mbi politikën e emigracionit, por ai e ka ndërprerë vizitën e tij për të marrë pjesë në takimin në Doëning Street rreth orës 16:00.

Cameron nuk arriti të takohej me presidentin Bajram Begaj, siç ishte parashikuar në agjendë.

Një burim në Ministrinë e Jashtme tha për “The Guardian” se nuk e kishin të qartë se çfarë do të diskutonte kabineti.

Ndërkohë, Grant Shapps, Sekretari i Mbrojtjes, shtyu fluturimin e tij për në shtetet baltike ku do të merrte pjesë në një takim të NATO-s me dy orë në mënyrë që të mund të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit.

Sunak refuzoi të përjashtonte mundësinë e zgjedhjeve të përgjithshme këtë verë kur u pyet ditën e sotme.

Gazeta Dita