23 Maji 2024

Nga Rigels SELIMAN

Në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, për të cilët kryeministri Edi Rama ka dijeni dhe është gati t’i hedhë në “gojën” e (Prokurorisë së Posaçme) SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti. Këto dhe deklarata të tjera të forta i ka bërë ish-deputeti Myslim Murrizi gjatë një interviste për emisionin “Breaking News” në “Top Channel” dhe “Top News”. Ndër të tjera, ish-deputeti Murrizi teksa kthehet pas në kohë, zbulon se si ish-kreut të Shërbimit Informativ (SHISH) Visho Ajazi u përfshi në pazare me ish-ministrat Saimir Tahri dhe Fatmir Xhafaj. Madje ai zbulon se zoti Visho Ajazi ka qenë “vegël’” e ish-kreut të Shërbimit Informativ, Bashkim Gazidedes, ndërkohë që bën gjithashtu me dije se në përgjime me kriminelë kanë rënë edhe dy gazetar të njohur që paguhen nga 50 deri në 100 mijë euro nga bandat.

  • Zoti Murrizi, nga operacioni i fundit SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste pavarësisht se një numër i vogël është arritur që të arrestohet, gjithsesi, mund të konsiderohet si një nga operacionet më të mëdha të viteve të fundit. Keni një koment?
  • E para desha ta ndaj se nuk është punë e mirëfilltë e organeve ligj zbatuese shqiptare pasi shoh trumbetim shumë të madh nga analistë ndoshta që edhe janë në krahun e qeverisë e kanë qef të bëjnë propagandë të madhe. Duhet të jemi ta qartë për publikun e të themi se Metamorfoza 1, 2, 3, e me radhë, nuk është pjesë e organeve ligj zbatuese shqiptare. Janë biseda të telefonave ECHRO ose beqe, ku i jam drejtuar kryeministrit në Parlament që shihi anëtarët e qeverisë dhe disa koleg të mi që janë poshtë në opozitë që kanë telefona “BEQE”. Se ça i duhet një politikani një telefon të tillë, hajde e gjeje. Janë policia Belge, Franceze, Holandeze, që kanë sjellë pjesë-pjesë fashikuj nga mijëra faqe dosje që ato kanë transkriptuar nga ky aplikacion. Ky hetim nuk identifikon tamam se kush e ka përdor atë telefon që janë zbardhur përgjimet dhe nga të gjitha tabulatët e zbardhura që jepen për mendimin tim me dashje nga SPAK-u për mediat e pastaj demek alarmohen e thonë që mos na e nxirrni se është sekret hetimor. Ku i morën këto, nga aty i kanë marrë. Po t’i shikosh janë të gjithë tentativa, bisedat mes grupeve që ngrejnë pazarin se do të bëhem me këtë apo më atë. Ajo që vërej unë është se SPAK-u në urdhërr-arestet, ( e kam parë dhe te inceneratorët) nuk ka pse të bëj statistikë se është arrestuar 7 herë një njeri që është i arrestuar. Për inceneratorët jep gjithmonë urdhër-arreste për Allqi Bllakon dhe Lefter Kokën apo edhe për Lul Berishën, Plarent Dervishën, e shumë të tjerë që kanë ndalur apo janë me arrdhër arreste disa herë rresht. SPAK-u e ka ditur fare mirë para se të shkonte në Gjykatë për të kërkuar lirimin e masës, e ka ditur se këto nuk i kap dot se janë në Dubai. Rama nuk ka nevojë të bëj ture në Athinë, Londër apo Dyseldorf, por e ka shumë të nevojshme të shkojë të takojë çunat e Dubait pasi ato pasi do të jenë realisht përcaktues në 2-3 palë zgjedhjet e fundit, që janë te dosja 184, 339, 384, janë të Shkodra, janë te Durrësi. Po të zbardhen por besoj që partnerët ndërkombëtarët janë skeptik, nga informacionet që kam unë, nuk është se ua kanë dhënë të gjithë komunikimet e 35 mijë numrave të aparateve që i përkasin botës së krimit shqiptar. Nëse do të zbërthehet e gjitha gama e transkriptimeve që kanë bërë Agjenësisë e tjera ku PSAK i vijnë të gatshme e duhet të veprojë. Ndoshta Agjenësitë ndërkombëtare janë ende skeptikë që veprohet në mënyrë selektive, ndaj i sjellin pjesë-pjesë. Do të ketë xhevahire, do të shihni si është fituar bashkia e Shkodrës. Beneti i famshëm ka apo nuk ka komunikime me këto, drejtues politik të Shkodrës, deputet deri te kryeministri kanë apo nuk kanë komunikime me bandat e çfarë kanë kërkuar në këmbim. Bashkia e Durrësit, a është përdorur edhe kjo lloj llumhanje dhe për bashkinë e Tiranës, Fierit, Vlorë
  • Ju po thoni që ka dhe politikanë të përfshirë në këto komunikime?
  • Sa kohë që isha në Parlament jam drejtuar, madje dhe me emër kryeministrit dhe çfarë janë këto ministra dhe deputet që mbajnë telefona ENCHRO, pasi lexonte “BEQE” në telefonin prapa
  • Kush ishin këto?
  • I di vetë kryeministri dhe do t’i nxjerr avash-avash nëse nuk kanë karamele në fyt e nuk iu prishet buzimeja e partisë se i ka dërguar në SPAK, besoj se do t’i nxjerri. Ka dhe gazetar në mes të komunikimeve në aplikacione që ‘rruajnë’ nga 50-100 mijë euro dhe bëjnë lojën e grupeve kriminale, ku një thotë iku në drejtim të paditur, një thotë t’i biem këtij grupi që të fitoj grupi tjetër.
  • -Gazetarët mund të jenë pjesë e komunikimeve dhe për efekt investigimi se ndonjëherë intensifikohen në këto grupe për të marrë informacione
  • Janë pjesë e pagesave, leji investigimet. Investigimi është tjetër dhe të marrësh 100 mijë euro është tjetër gjë se janë shumë para që merren, që të çorientosh një aksion policor. Nga operacioni i SPAK, 80% prej të inkriminuarve janë në Dubai e arrestoi ti sa herë të duash ti, dhe te Metamorfoza, 3, 4, do të dalin e të thonë që do zgjerojmë këtë grupin e madh por më përpara t’i njoftojnë nëpërmjet drejtuesve të Policisë, siç ndodhi me dy policë që nuk i kapën pasi kishin informacion, çfarë ka dalë në përgjime, t’i çojnë në Gjykatë e t’ju vejnë hekurat, Dumani nuk duhet të flas si analisti nëpër studio kur e di që ka të inkriminuar në Policinë e Shtetit. Në kupolën e lartë të Policisë të përfshirë e di Dumani se janë 22 emra të cilat ia kanë dhënë dhe unë, nga Met Rrumbullaku te Neritan Nallbati e Rebani Jaupi, e me radhë. Për secilin prej tyre, Dumani dyshon ose cili i ka dalë në transkriptimet, kush mban telefona Beqe dhe kush i ka dalë se bashkëpunon me Portin e Durrësit. Në Durrës zhdoganohet më shumë drogë se banane, hyn kontejneri e del e shkarkohet jashtë e kthehet brenda përsëri. Është jashtë aksesit të drejtorit të Policisë së Durrësit. Portin e kanë hequr dhe e kanë quajtur zonë më vete. Drejtoria e Policisë Durrës mbulon Kavajën por kufirin, portin e Durrësit jo, e mbulojnë ustallarët, pra element të botës së krimit që kapin për veshi kryeministrin, diktojnë dhe emërimet e drejtuesve të lartë të Policisë. Ku kanë marrë dhe e kanë bërë si dado atë shefen e Shërbimit Informativ, atë trandafilën nga Kosova që është mërzit shumë se nuk pi kafe prej 7 muajsh te Dumani, se për çdo mëngjes shkonte dhe pinte kafe për 2 orë në SPAK me idenë që po bashkëpunonte, ku merrte informacion dhe ua jepte ndërmarrjes tjetër. Organet kryesore ligjzabtues që duhet të jetë në krah të Dumanit për të luftuar krimin është SHISH, Pastrimi i Parave, Policia Kriminale, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Tatimet, Doganat. Në 2013-ën drejtori i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, ai i keqi shikasi i Gazidedes, ai për të cilin Rama krijoi komision hetimor në 2012-ën, që u hoq Pirro Luta e Spartak Braho e me rradhë, nuk ishin më në listë se thanë na ka përgjuar opozita, Metën e Ramën. Ajazi ka dërguar te Sajmir Tahiri dhe më pas te Fatmir Xhafa 130 emra oficerë të lartë madhor të Policisë së Shtetit, që merreshin hapur me kultivimin e drogës. Nuk i hoqi e këto heshtën. Pastaj, çfarë ndodhi? Bënë klering me Visho Ajazin, në 30 Tetor 2017-ës, Rama që nuk la gjë pa thënë e i ngriti Komision Hetimor, kryeministri e dekoroi në zyrë në mënyrë silencioze. E dërgoi 7 vite ambasador në NATO, këtë shikasin e keq të Gazidedes dhe nuk u foli më për dosjet e Shërbimit Informativ. E zëvendësuan me një tjetër ish-shikas të Gazidedes, i cili ka qenë shiks që në 93-shin, Helidon Bendo, i cili sot është Sekretar i Parë i Ambasadës Shqiptare në USA. Është kambësi dhe syri e veshi i Ervin Bushatit. Pse e dekoroi Rama, Visho Ajazin dhe nuk e thotë këtë, pse e mban sekret? Për çfarë arritjesh? Se kishte përgjuar deputetët e Ramës apo për paktin që bënë për ‘Xibrakën’, ku nuk do të flas po të më çosh atje. SPAK si çdo institucion ka llumhane brenda, unë respektoj çdo prokuror dhe njeri që ka punuar me ndershmëri dhe ka qenë i papërlyer. Sikurse urrej çdo llumhane që ka ardhur nga fund vitet e komunizmit, bastard të rregjimit të kaluar e bëjnë si heronj të Juri Kim e të drejtësisë së sotme. Unë nuk kam asnjë lloj respekti për hetuesin Arben Kraja, për hetuesin Sokol Sadushi, për hetuesin Ilir Pando, për Ben Rakipi, e çdo lloj llumhanje që nuk kanë lënë gjë të pisët pa bërë në këtë palo drejtësi. Kam respekt për të gjithë prokurorët që nuk janë përzier në këto llumhane e në bisedime të ENCROCHAT, si Dumani, Xholi, Braho, Minollai, Dollani. Pra, nuk mund t’i fus të gjithë në një thes.
  • Gazeta Sot