Protestuesit acarohen keq/ I vihet flaka flamurit të ‘Rilindjes’. –

13 Nentor, 2018

Banorët e zonës së “Astirit” po vijojnë protestat e tyre kundër prishjes së banesave dhe biznesave të tyre. Ata sot nuk janë edhe aq paqësorë si ditët e tjera.

E nisën protestën me diegie gomash dhe zjarre në koshat e plehrave dhe po e vijojnë duke i  vënë flakë  flamurit të “Rilindjes.

Më herët protestuesit dogjën fotografinë e kryebashkiakut, ndërsa një prej tyre tha: “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”, u shpreh ai.

“Rama ku je fshehur”, “Qeveri Hajdute”, janë pankartat që banorët mbajnë ende në duart e tyre.

“Veliaj na ka ofenduar sot. Na ka quajtur shpellarë. Ne kërkojmë shtëpitë tona. Se mos është më i mirë rrugaçi, maskarai.”, u shpreh një qytetar.

“Kërkojnë lekë nën dorë që të na bënin legalizimin. Nuk jemi shpellarë, shpellar është Erion Veliaj”, u shpreh një tjetër qytetare.