“Bëjnë mirë të ulin kokën” – Rama u përgjigjet publikisht të ‘sëkëlldisurve’ –

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë sot(14 nentor) publikisht përgjigje gjithë atyre që i ka quajtur të sëkëlldisur nga kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit për t’u prehur përfundimisht në atdhe, sikundër vetë e kishte lënë amanet.

“U përgjigjem sot gjithë atyre që i ka sekëlldisur ky rikthim. Mid’hat Frashëri  i dha Shqiëprisë gjithçka kishe dhe mundi, ëndërroi dhe punoi pa u lodhur, patjetër edhe gaboi, por në tërë sa bëri edhe në gabim as bëri vet e as nxiti me gojë dhe penë një krim, kështu që kush e sheh arkëmortin e tij si provokim të një historie që e shkuajtën fitimtarët bëjnë mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime ndryshe nga ai, bënë me shkrime dhe na e mësuan ne me pahir historinë. Kush gabimisht e sheh këtë arkëmort dhe praninë time këtu si kryeministër, si revansh simbolik ndaj fitimtarëve ndërkohë që përcjellim në banesën e fundit një figurë shumëdimensionale, po ishte edhe udhëheqës i Ballit Kombëtar,  të ulë kokën dhe të kujtohet se cfarë faji bënë shumë ndjekës të asaj organizate që u rreshtuan në krah të armiqve, por edhe kundër vetë Mid’hat Frashërit, i cili Komitetit Shqipëria e Lirë i shkruante: nuk mund të kemi në mesin tonë njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit”- theksoi Rama.