Protestë madhështore në Tiranë: – Rama të japë dorëheqjen! – Shqipëria nuk shitet!

Blogu i UdhëtaritKulturaPolitikaShoqerore

Protestë madhështore në Tiranë: – Rama të japë dorëheqjen! – Shqipëria nuk shitet!

4 Qershor 2026

Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj, ndërsa brohorisnin slogane kundër qeverisë dhe projektit që kundërshtojnë.

“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi bulevardin, ndërsa këndoi himbin kombëtar para Kryeministrisë.

Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme përgjatë itinerarit të protestës. Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *