Presidenti: – “Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e….”,

20 PRILL 2021

Presidenti Meta i nxjerr foton Edi Ramës dhe e kërcënon publikisht: Bablok, shqiptarët e dinë shumë mirë se ku kurdisesh ti!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryeministrit Edi Rama, pasi i bëri thirrje publikisht që të dëgjojë këshillën e vajzës së tij dhe të mos pijë po të shkojë në shtëpi.

Meta me tone kërcënuese  shkruan se do të shkojnë në shtëpi kur Rama të shkojë në psikiatri.

Postimi i plotë:

Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?

Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?

Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!

Gazeta Sot