12 Tetor 2026

Nga: Rigels Seliman

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë zbarkuar me “artilerinë e rëndë” në Tiranë, duke trondiur themelet e politikës shqiptare, veçanërisht kastën e korruptuar politike në Shqipëri. Dy senatorët e fuqishëm amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të shoqëruar nga ambasadori i SHBA Eric Wendt, kanë zbarkuar këtë fundjavë në kryeqytet me një mision të qartë e pa kompromis.

Prania e tyre vjen si mbështetje e drejtpërdrejtë për ligjin e rreptë anti-korrupsion në Ballkan, i cili parashikon goditjen pa mëshirë të zyrtarëve të korruptuar. Me një lëvizje që ka lënë të shokuar opinionin publik, delegacioni i lartë nga Uashingtoni preku direkt zemrën e drejtësisë duke zbarkuar në dyert e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Zyrtarët amerikanë zhvilluan takime me dyer të mbyllura me kreun e SPAK-ut, Klodjan Braho, si dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.

Mesazhi i SHBA-së ishte i prerë: reforma në drejtësi do të shkojë deri në fund, pa u ndalur përpara asnjë emri apo postit shtetëror. Në fokus të këtij operacioni madhor janë shkatërrimi i karteleve të drogës, goditja e pastrimit të parave dhe pastrimi i institucioneve nga krimi i organizuar dhe të korruptuarrit. Kjo vizitë shihet si një paralajmërim i qartë se “ora e llogaridhënies” për zyrtarët e lartë ka ardhur.

Loja e SHBA-së ndryshon rregullat, izolim i plotë për Ramën dhe Berishën, vjen erë “arrestimesh VIP”

Por prapaskenat e kësaj vizite kanë shkaktuar panik të vërtetë në korridoret e pushtetit në Tiranë. Senatorët amerikanë zgjodhën të takojnë deputetë të tjerë dhe përfaqësues politikë, por lanë jashtë derës dy figurat kryesore të politikës shqiptare. Mungesa e Sali Berishës konfirmoi edhe një herë qëndrimin e prerë të Uashingtonit ndaj personave të shpallur “non-grata”.

Por goditja më e madhe e papritur ishte distancimi i hapur edhe nga kryeministri Edi Rama, me të cilin nuk pati asnjë takim publik apo zyrtar, të paktën deri dje nuk dli ansjë lajm apo foto që kanë pasur takim. Mirëpo, refuzimi për t’u takuar me dy “etërit” e politikës shqiptare shënon një kthesë historike në diplomacinë e SHBA-së në rajon. Ky gjest i fortë diplomatik shihet si një fshirje e vizës për kastën e vjetër politike që ka dominuar vendin për dekada.

SHBA po tregon me vepra se mbështetja e saj nuk shkon më për individët e fuqishëm, por vetëm për drejtësinë e re dhe të pavarur. Tani që strukturat si SPAK dhe BKH kanë mbështetjen blinduar të Uashingtonit, në Tiranë priten zhvillime dramatike. Sinjalet janë të qarta: ditët në vijim mund të sjellin fletë-arreste të reja bombastike që do të tronditin nga themelet skenën politike shqiptare.

Kush janë dy senatorët amerikanë që tronditën Tiranën?

Ndërkohë vizita e dy senatorëve amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, në Prokurorinë e Posaçme nuk është thjesht një takim i zakonshëm diplomatik. Përtej mbështetjes për SPAK-un, prania e tyre merr një rëndësi të veçantë për shkak të rolit kyç që ata kanë luajtur në politikën e Uashingtonit kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Të shoqëruar nga ambasadori amerikan Eric Wendt, dy senatorët zhvilluan një takim me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Megjithëse përmbajtja e bisedimeve nuk është bërë zyrtarisht publike, profili i lartë i delegacionit amerikan i jep kësaj vizite një peshë të jashtëzakonshme. Jeanne Shaheen është një nga arkitektet kryesore të nismës ligjore Western Balkans Democracy and Prosperity Act (Ligji për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor). Kjo nismë, e prezantuar në vitin 2022 dhe e përfshirë më pas në legjislacionin federal amerikan, synon forcimin e sundimit të ligjit dhe vendosjen e sanksioneve të rrepta ndaj individëve që përfshihen në korrupsion apo cënojnë institucionet demokratike.

Krah saj ka qenë vazhdimisht edhe senatori Dick Durbin, një tjetër figurë me peshë të madhe në Senatin amerikan. Durbin ka qenë ndër mbështetësit më të fuqishëm të përdorimit të sanksioneve ndaj figurave politike që kërcënojnë stabilitetin në rajon, përfshirë masa konkrete si ato ndaj Milorad Dodikut në Bosnjë-Hercegovinë. Përpara vizitës në SPAK, Shaheen theksoi nga Tirana se zhvillimi ekonomik nuk mund të mbështetet te marrëveshjet politike dhe lidhjet personale, por te konkurrenca e ndershme dhe respektimi i ligjit.

Pra prania e tyre në dyert e Prokurorisë së Posaçme është një sinjal i qartë për politikën shqiptare: mbështetja e SHBA-së për SPAK-un mbetet e patundur, ndërsa për zyrtarët e korruptuar kjo është një kujtesë se ora e ndëshkueshmërisë po afrohet.