Portali e-Albania del përkohësisht jashtë funksionit, ja datat kur nuk do të ofrohet asnjë shërbim online. (Diella me Raport Mjeksor)

Diella me Raport Mjeksore
13 Maji 2026
Platforma qeveritare e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së sistemit.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet elektronike të portalit do të jenë përkohësisht jashtë funksionit nga data 15 maj, ora 22:00, deri më 18 maj, ora 08:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë mundësi të aksesojnë shërbimet online të platformës.
Njoftimi:
Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së platformës qeveritare e-Albania, portali do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik.
Shërbimet elektronike do të jenë përkohësisht jashtë funksionit:
Nga: 15 Maj, ora 22:00
Deri më: 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj periudhe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.
Për çdo problematikë, ju lutemi të kontaktoni në adresën e suportit: helpdesk@e-albania.al
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

