24 Janar 2024

Policia ka shoqëruar pesë fermerë që protestuan ditën e sotme kundër uljes së çmimit të qumështit, dhe monopolit që ata thonë se është krijuar nga fabrikat që mbledhin qumësht.

Sipas informacioneve, fermerët janë marrë me forcë nga banesat e tyre, gati tre orë pasi ka përfunduar protesta.

Organizatorët pretendojnë se fermerët janë dhunuar nga uniformat blu gjatë shoqërimit.

Arsyeja sipas policisë është bllokimi i aksit Levan-Fier për shkak të mbajtjes së protestës.

Gazeta Dita