Plas keq sherri në Kuvend/ “Po ti s’je mirë”, kryeministri Rama përplaset me Gjonin e Murrizin: Ato të tuat janë dëngla! (Ndërhyn Ruçi dhe bën paralajmërimin)

16 PRILL 2020

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Franca iu ka dhënë atyre që janë ëme asistencë vetëm 150 euro ndihmë në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mirëpo kjo deklaratë ka nxitur reagimin e ashpër të deputetëve opozitar, Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni.

DEBATI I PLOTE:

Edi Rama: Flasin ata që i bëjnë llogaritë pa hanxhiun. E dini ju sa ka caktuar Franca? 150 euro plus… shifër konkrete…

Ralf Gjoni: Cfarë thua more? Ca thua?

Edi Rama: Unë flas me shifra konkrete, jo me dëngla. Shifra për familjet me asistencë është 150 euro…

Myslim Murrizi: Po t’i s’je mirë…

Gramoz Ruçi: Murrizi tërhiq mbrapsht atë që the.

Edi Rama: Ato të tuat janë dëngla, por unë nuk po flisja për dënglat e tua. Franca…

Murrizi bërtet bashkë me Ralf Gjonin…

Edi Rama: Franca ka dhënë njësoj si ne 1000 euro për ata që janë në vijën e parë. S’po bëj krahasime me Francën, por ato që dëgjoni në TV dhe Portale, s’kanë lidhje me realitetin. Dëgjova këtu që kush është ajo qeveri që çon qese? Qeveria italiane jep tallona ushqimi…. Kur flasim të mos harrojmë ku jemi dhe çfarë kemi arritur të bëjmë. Duhet të mos ushqejmë mllef, mërzi dhe pasiguri, nuk e di se çfarë. E kam me shumë të tjerë, ata që ishin këtu dhe të tjerë, individë që flasin dhe nuk dinë se ç’flasin.

Gazeta Sot